Globi

Sherri për tokat mes familjeve degjeneron në përdorimin e kallashit, 9 të vdekur

Shkruar nga Liberale

Të paktën nëntë persona vdiqën në një shkëmbim zjarri mes dy familjeve, pas sherrit për tokën bujqësore në juglindjen e Turqisë me shumicë kurde, tha të enjten një zyrtar lokal.

Fushat e diskutueshme në provincën Dijarbakir u dogjën pas të shtënave, me flakët që filluan të përhapen të enjten, tha një gazetar i AFP në rajon.

Tre të mbijetuar pas dhunës u dërguan në spital dhe njëri prej tyre vdiq më vonë, duke e çuar numrin e të vdekurve në nëntë, tha zyra e policisë së rajonit në një deklaratë.

Imazhet treguan trupat e gjashtë burrave të shtrirë në një fushë me grurë të korrur - të paktën tre prej të cilëve kishin pushkë kallashnikov.

Masat e sigurisë në të gjithë krahinën u rritën, thanë zyrtarët.

Mosmarrëveshjet pronësore janë mjaft të zakonshme në juglindje të Tuqisë, ku burimi kryesor i të ardhurave është bujqësia.

Guvernatori i Dijarbakirit, Ali Ihsan Su tha se fushat e diskutueshme që shkaktuan tragjedinë mbulonin 200,000 metra katrorë (50 hektarë).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH