Aktualitet

Sherri për pallatin, pronarja e tokës: Allmuça më ka 4800 euro

Shkruar nga Liberale
Sherri për pallatin, pronarja e tokës: Allmuça më ka 4800

Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga plagosja e biznesmenit Sino Llanaj, e ndodhur sot në Tiranë, ku shkak është një objekt në ndërtim mes 42-vjeçarit të plagosur dhe biznesmenit tjetër, Albert Allmuça.

"News 24" ka arritur të bisedojë me një prej aksionereve të tokës, ku është ndërtuar objekti, së cilës biznesmeni Albert Allmuça nuk i ka dhënë lekët.

“Kam tërë këto vite që vij dhe më thonë të iki. Allmuça më ka 4800 euro, më shmanget. I thashë mbaji 800 euro, më jep 4 mijë se do të shtrohem në spital. Asgjë nuk më ka ardhur. Ai më thotë që është nëpër gjyqe, kam nisur të marr një kredi. I thashë se nuk më duhet kredia jote, se unë jam nëpër spitale”, tha qytetarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH