Globi

Sherr në një familje, nusja dhe vjehrra kafshojnë njëra-tjetrën, vjehrri tenton të shtypë dhëndrin

Shkruar nga Liberale

Sherri mes një çifti bashkëshortësh ka përfunduar me përleshje në Palermo, Itali.

Sherri i nisur mes çiftit degjeneroi në pak çaste dhe rezultoi në një sulm fizik të dhunshëm mes familjeve të tyre.

Nusja dhe vjehrra kanë kafshuar njëra-tjetrën dhe kanë pësuar lëndime të rënda, njëra në krah dhe tjetra në vesh.

Sherri shpërtheu pasi burri i telefonoi ish-gruas për të parë vajzën e tij, të cilën ai pretendoi se nuk e kishte parë për 4 muaj.

Duke mos marrë asnjë përgjigje, burri iu drejtua policisë që e ftoi të denonconte.

Pas telefonatës, burri është paraqitur në shtëpinë e gruas i shoqëruar nga nëna.

Me të mbërritur ish-i me babanë e saj dhe me fëmijën, nisi sulmi fizik.

Ndërsa dy femrat ishin të angazhuara për të sulmuar fizikisht njëra-tjetrën, vjehrri do të kishte tentuar të përplaste me makinë dhëndrin i cili nga ana e tij do të përpiqej të mbrohej me shkop bejsbolli.

Episodi ka përfunduar me mbërritjen e policisë dhe të katërt janë shoqëruar në komisariat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH