Aktualitet

Sherri me sende të forta mes bashkëshortëve të moshuar, reagon policia: Të dy përfunduan në spital

Shkruar nga Liberale
Sherri me sende të forta mes bashkëshortëve të moshuar,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Durrës, ku dy bashkëshortë kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 në lagjen nr.11, Durrës.

“Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta”, njofton policia.

Sipas bluve, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH