Aktualitet

Sherr për ullinjtë, 3 vëllezërit sulmojnë dhe qëllojnë me thikë 29-vjeçarin në Pogradec

Shkruar nga Liberale
Sherr për ullinjtë, 3 vëllezërit sulmojnë dhe

Tre vëllezër në Pogradec kanë debatuar me një 29-vjeçar dhe konflikti ka degraduar në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth orës 14:30.

Pas plagosjes 29-vjeçari është në spital duke marrë mjekim, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vëllezërit janë shoqëruar në komisariat.

Mësohet se debati nisi për blerjen e ullinjve. Gjatë sherrit një prej vëllezërve ka marrë thikën duke e qëlluar 29-vjeçarin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH