Kronikë

Sherr për pronat, të shtëna me armë zjarri që në mëngjes në Belsh

Shkruar nga Liberale
Sherr për pronat, të shtëna me armë zjarri që në

Banorët e Belshit janë zgjuar nga të shtëna me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çepe, Belsh.

Sipas policisë, shtetasi D.H., 37 vjeç, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit” njoftimi i policisë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH