Aktualitet

Sherr për një femër/ Babai me dy djemtë bëjnë për spital një person

Shkruar nga Liberale
Sherr për një femër/ Babai me dy djemtë bëjnë

Një sherr masiv u shënua mbrëmjen e së shtunës në Qytetin e Ri, të Bulqizës, ndërkohë që ngjarja u bë e ditur vetëm mesditën e djeshme.

Sipas drejtuesve të Komisariatit të Bulqizës, shtetasi Lahim Gega dhe dy djemtë e tij janë konfliktuar me një shtetas dhe pastaj kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë arrestuar nga Policia lokale. Sakaq, është shpallur në kërkim edhe djali tjetër, që ndërhyri për të penguar punonjësit e Policisë, me qëllim mosshoqërimin e babait dhe të vëllait.

Policia e konsideron si konflikt të ndodhur pas konsumimit të alkoolit, ndërsa burime të rezervuara saktësojnë se ngjarja lidhet me ngacmimin e një femre, me të cilët njëra palë kishte lidhje. Një zyrtar vendor i Policisë sqaroi se Lahim e Adrian Gega, babë e bir, janë konfliktuar keq me shtetasin R. Përkoxha.

“Palët janë goditur me grushte dhe shkelma me njëri-tjetrin. Shtetasi R. Përkoxha në një moment ka rënë në dysheme dhe ka pësuar dëmtime në kokë. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e qytetit dhe pastaj drejt Spitalit të Traumës Tiranë, për një kurim më të specializuar”, nënvizoi burimi zyrtar, shkruan Panorama. Mësohet se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe kanë bërë shoqërimin për në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH