Sport

Sherr në fushë, plas grushti pas dy kartonëve të kuq

Shkruar nga Liberale
Sherr në fushë, plas grushti pas dy kartonëve të kuq

Një sherr masiv ka ndodhur në futbollin uellsian ku në një moment kërciti grushti.

Aty u përfshinë lojtarët e të dy skuadrave dhe stafet respektive.

Arbitri ndëshkoi dy lojtarë me kartonë të kuq,  vërshëlleu për përfundimin e sfidës duke i ftuar të gjithë të futeshin në dhomat e zhveshjes, por inati, nervat dhe grushtet mes lojtarëve nuk u ndalën.

Kjo ndodhi gjatë ndeshjes Rhyl-Bangor, e vlefshme për divizionin verior të futbollit uellsian, që u fitua me rezultatin 1-2 nga skuadra udhëtuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH