Aktualitet

Sherr mes kushërinjve, 20-vjeçari shkon në shtëpi dhe merr armën

Shkruar nga Liberale
Sherr mes kushërinjve, 20-vjeçari shkon në shtëpi dhe merr

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një sherri mes kushërinjve, duke arrestuar njërin prej tyre.

Në pranga ka rënë 20-vjeçari A. G., i cili pasi është konfliktuar me kushëririn e tij në një lokal, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën e gjahut, duke qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të kushëririt.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt të tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut, çifte dygrykëshe, një sasi fishekësh, 2 automjete dhe 2 armë të ftohta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjeherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të shtetasit A. D.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH