Kronikë

Sherr mes disa të rinjve në një lokal në Kamëz, plagosen dy prej tyre

Shkruar nga Liberale
Sherr mes disa të rinjve në një lokal në Kamëz,

Më datë 27.01.2023, në Kamëz, në një lokal, shtetasit A. D., 18-vjeç, dhe R. S., 17-vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH