Aktualitet

Sherr mes adoleshentëve në Kamzë, dy të plagosur

Shkruar nga Liberale
Sherr mes adoleshentëve në Kamzë, dy të plagosur

Dy persona në moshë të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zënke me thikë mes disa adoleshentëve në Kamëz.

Nga informacionet paraprake të Policisë, bëhet me dije se është ndaluar autori i dyshuar i ngjarjes, një shtetas i moshës 17-vjeçare me inicialet R.V. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale.

Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH