Kronikë

EMRAT/ Sherr me thika brenda lokalit në Tiranë, tre të plagosur

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Sherr me thika brenda lokalit në Tiranë, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri masiv brenda një lokali, në zonën e Laprakës, Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, personat e plagosur dyshohet se janë qëlluar me thikë nga Elton Mërgjyshi.

Tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ku më rëndë paraqitet gjendja e Viktor Mërgjyshit.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të sherrit që ka ndodhur vetëm pak çaste më parë. Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH