Globi

Sherr me pasagjerët për maskat, shoferi i autobusit në koma

Shkruar nga Liberale
Sherr me pasagjerët për maskat, shoferi i autobusit në koma

Një shofer autobusi në jug-perëndim të Francës ka përfunduar në koma, pasi u sulmua nga pasagjerët të cilët refuzuan të përdornin maskat.

Ngjarja ndodhi në Bayonne, ku shoferi kishte refuzuar t’i lejonte këta persona të hipnin në autobus.

Burri, i cili është në të 50-at e tij, ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi u godit me grushte nga një grup prej pesë personash, të cilët u arrestuan.

Shërbimet rajonale të autobusëve janë ndërprerë, pasi shoferët nuk pranojnë të punojnë pas incidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH