Aktualitet

Sherr me fqinjin për pronën, plagoset efektivi në Tropojë

Shkruar nga Liberale
Sherr me fqinjin për pronën, plagoset efektivi në Tropojë

Një sherr për motive pronësie mes dy fqinjëve ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bujan të Tropojës, rreth orës 14:30.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi me inicialet R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H.

Ky i fundit është punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH