Aktualitet

Sherr masiv në Fier, adoleshentët gjuajnë me grushte e sende të forta

Shkruar nga Liberale
Sherr masiv në Fier, adoleshentët gjuajnë me grushte e sende

Një grup adoleshentësh në Fier janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Përplasja mes të rinjve ka nisur në sheshin pas ish-Mapos ushqimore në Fier, shumë pranë qendrës.

Sipas policisë, motivet që kanë çuar në përplasjen mes adoleshentëve kanë qenë të dobëta.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve. Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.

Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

https://youtu.be/AszK4BnjYm0

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH