Aktualitet

Sherr jashtë gjimnazit në Shkodër, plagoset me thikë nga bashkëmoshatari një 17-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Sherr jashtë gjimnazit në Shkodër, plagoset me thikë nga

Një gjimnazist ka mbetur i plagosur pas një sherri jashtë ambienteve të shkollës sot në Shkodër. Sipas burimeve zyrtare, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.Frroku, 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. Ndershtiqi, 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH