Aktualitet

Sherr i madh mes të rinjve, vritet me thikë 19-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Sherr i madh mes të rinjve, vritet me thikë 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragobil të Malishevës në Kosovë e cila ka përfunduar me vrasje.

Pas një sherri me thika për shkaqe banale mes të rinjve ka humbur jetën një 19 vjeçar, siç konfirmon prokurori Ramiz Buzhala.

“Janë dy grupe dhe janë perfshire 8 persona, të ndarë në dy grupe me nga 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur, i datelindjes 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen”, ka thënë ai.

Burimi: Gazeta Ekspress

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH