Aktualitet

Sherr, grushte dhe plumba, plagoset një person në Peqin

Shkruar nga Liberale
Sherr, grushte dhe plumba, plagoset një person në Peqin

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mesditën e kësaj të Mërkure në Peqin.

Blutë bëjnë me dije se për shkak të një konflikti të çastit, shtetasi me iniciale, S.D ka qëlluar me armë zjarri drejt 55-vjeçarit, D.Ç. duke e lënë kështu të plagosur.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë;

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH