Aktualitet

Shërbimi i urgjencës në krizë: Ka mbetur me 20 mjekë, 70% të tejlodhur

Shkruar nga Liberale
Shërbimi i urgjencës në krizë: Ka mbetur me 20 mjekë,

Bluzat e bardha jo vetëm po pakësohen në numër, por edhe kur punojnë, ndeshen me vështirësi, sidomos në repartet e urgjencës. Mjafton një vëzhgim në urgjencën e Tiranës, në QSUT, për të kuptuar lodhjen e stër-mundimshme. Disa nga mjekët specializantë kanë ngritur me kohë shqetësimin, se veç të tjerash, as nuk paguhen për orët që shërbejnë.

Ezaurimi, tejlodhja e bluzave të bardha ka arritur në nivele alarmante, sidomos për mjekët e urgjencës. Sipas një studimi nga Shoqata Europiane e Mjekësisë së Urgjencës, ku mes 89 vendeve ishte Shqipëria,  rezultojë se 62% e mjekëve kishin një nga simptomat e “burnout” të ezaurimit, ndërsa 31.2% e tyre kishin dy simptoma.

“Për Shqipërinë 70% e pjesëmarrësve në studim kishin të paktën një simptomë të “burnout”, njëlloj si Turqia, Portugalia, Italia, gjë që një pjesë të tyre i ka bërë të mendojnë për të ndryshuar profesionin apo specialitetin. Ky sindrom ka prekur profesionistët e rinj në moshë më tepër se ata që janë më të vjetër dhe me më tepër eksperiencë”, i tha Tv Klan mjeku Edmond Zaimi.

Vështirësitë që hasin mjekët e urgjencës kanë sjellë që ky specialitet të jetë shumë pak i kërkuar nga studentët e mjekësisë. “Vetëm 1 kandidat nga 15 kuota… kambanë alarmi. Kemi vetëm 20 mjekë në rang kombëtar, të tjerët janë të përshtatur”, theksoi Zaimi.

Stafi i pamjaftueshëm, mbipopullimi i urgjencave, mbështetja e pagat financiare ka bërë që të rinjtë të mos e preferojnë këtë shërbim. Specializimi afatgjatë për mjekë të urgjencës është hapur në vitin 2015, por veç mungesës së interesit nga të rinjtë, një pjesë e specializantëve kanë emigruar jashtë vendit, kryesisht drejt Gjermanisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH