Aktualitet

Shënohen 24 raste të reja me COVID, publikohet bilanci

Shkruar nga Liberale
Shënohen 24 raste të reja me COVID, publikohet bilanci

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.  Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,757 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 11 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Sarandë, 2 në Durrës, Elbasan, 1 në Delvinë, Korçë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (11 Maj 2022)

Raste të reja ditore 24

Të shëruar në 24 orë 47

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 790

Testime totale 1,814,993

Raste pozitive 275,440

Raste të shëruara 271,757

Raste Aktive 186

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 102

Fier 25

Vlorë 15

Shkodër 10

Lezhë 8

Elbasan 7

Korçë 3

Gjirokastër 6

Durrës 6

Berat 2

Kukës 2

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH