Horoskop

Shenjat e horoskopit që do të kenë probleme ekonomike gjatë muajit korrik sipas Meri Shehut

Shkruar nga Liberale
Shenjat e horoskopit që do të kenë probleme ekonomike gjatë

Astrologia Meri Shehu tha se na pret një muaj i vështirë sa i takon çështjeve ekonomike dhe çështjeve romantike, Luanët, Demët, Akrepët dhe Ujorët do jenë ata që përballen më shumë me këto vështirësi.

Dashi- Do merren me punën dhe me projekte karriere, do jetë një muaj që nuk do ketë të bëjë fare me pushime, se lekët nuk ia kanë siç duan, kështu që do i futen një pune të shpejtë që do i stresojë e do i mërzisë. Nëse duan të bëjnë karrierë, mund të avancojnë këto dy javë.

Demi- Do jenë përballë tronditjeve ekonomike dhe emocionale. Duhet të kenë kujdes se çfarë shpenzojnë dhe çfarë premtojnë. Do kenë një çorientim në marrëdhëniet familjare.

Binjakët- Do jenë shumë mirë nga gjendja ekonomike, mund të marrin edhe një trashëgimi. Por mundet që familjarë t’ua prishin këtë moment. Binjakët do kenë edhe momente shumë të mira romantike.

Gaforrja- Partneritetin e kanë shumë të rëndësishëm. Do kenë bashkëpunime të rëndësishme. Pas datës 17 mund të fitojnë një betejë shumë të madhe e të vështire.

Luani– Kanë Afërditën në shenjën e tyre. Presin një përballje. Do stabilizohen e do shikojnë mirë gjendjen emocionale në mesin e muajit. Në fundin e muajit do rishikojë vendimet që kanë marrë në jetën personale. Nuk duhet të martohen në gusht se do kenë Afërditën kundër.

Virgjëresha- Planeti i luftës futet në shenjën e tyre. U jep një nerv që nuk do donin ta kishin. Do kenë ritëm të fuqishëm e nervozë. Duhet të kenë kujdes me shëndetin dhe me nervat.

Peshorja- Do ketë shpenzime ekonomike në fillim të muajit. Në fund të muajit do marrin atë që kanë humbur. Kujdes në mesin e muajit, do kenë probleme me shëndetin.

Akrepi- do ketë bashkëpunime të rëndësishme. I favorizon Hëna e plotë në Bricjap. Do merren shumë me karrierën. Mund të kenë fejesa, martesa apo dhe dashuri me shikim të parë.

Shigjetari- Do merren shumë me punën. Duhet të shikojnë me kujdes marrëdhëniet me jashtë. Mund të kenë probleme në familje.

Bricjapi– Hëna u jep gjithë madhështinë e mundshme. Mund të vendosin të bëjnë fëmijë, apo një fejesë të shpejtë.

Peshqit- Do i kenë mirë punët. Do ndihen me fillim të mirë, sa u takon planeve dhe projekteve ka gjëra që u kanë shkarë nga duart. Nuk duhet të merren me të kaluarën.

Ujori- do jetë mirë në çështjet ekonomike. Duhet të tregojë kujdes me impulsivitetin.

Poll
SHQIPENGLISH