Showbiz

Shenja më me fat për këtë javë, sipas Meri Shehut

Shkruar nga Liberale
Shenja më me fat për këtë javë, sipas Meri Shehut

Astrologia Meri Shehu ka publikuar në rrjetet sociale horoskopin javor. Sipas saj shenja më me fat është Shigjetari.

Dashi – 4 yje

Si shenjë e zjarrit, Hëna e re, Mërkuri dhe Afërdita në Shigjetar, ndryshojnë jetë, kah, drejtim. Fillojnë erëra të këndshme për Dashët kështu që një ndryshim i madh për ta do të thotë një javë e mirë, e këndshme.

Demi – 2 yje

Merret akoma me çështjet ekonomike, janë pak të pasigurt në jetën personale dhe do jetë ekonomia që do japë më shumë avantazhe. Kanë edhe ndjenjën e dashurisë, por tek ekonomia do bëjnë një fillim të ri dhe gjithmonë në ekonomi, një fillim i ri për Demët është pak i vështirë.

Binjakët – 1 yll

Shumë planetë në Shigjetar në kundërshtim me Binjakët i takon që ata duhet të bashkëpunojnë shumë me të tjerët, të njihen, të komunikojnë shumë me të tjerët, t’i japin më shumë marrëdhënieve, të kenë kontakte dhe bashkëpunime, por nëse do duan edhe një karrierë të fuqishme, mund ta bëjnë, por në bashkëpunim, jo vetëm.

Gaforrja – 3 yje

Shenjë uji që merr drejtim shumë të mirë nga Jupiteri në shenjën e Peshqve. Çdo gjë me jashtë, kontaktet hapen, çështjet ligjore, marrëdhëniet, dashuritë, ekspresionet, por do marrë rëndësi edhe puna. Çfarëdo që të ndodhë, puna do marrë stafetën ose duhet të jetë në qendër të vëmendjes.

Luani – 4 yje

Është ndër shenjat e zjarrit që me Shigjetarin merr shumë energji pozitive kështu që një dashuri, erotizëm i paparë i Luanëve. Do shikojmë që Luanët do festojnë mirë këtë fund muaji Nëntor dhe do ndihen të kënaqur.

Virgjëresha – 3 yje

Do merren me shtëpinë, me pronat , me pasuritë, ndonjë zhvendosje, komunikim, bashkëjetesë. Do jetë shtëpia, tabani, pasuria e patundshme dhe marrëdhëniet në familje që do i bëjnë të ndihen më mirë. Energjia e tyre mbetet brenda një ambienti të caktuar.

Peshorja – 3 yje

Do kenë shumë takime, kontakte, biseda, lëvizje, zhvendosje, informacione, do jetë një nga javët më të vrullshme. Diçka do ndryshojë në jetën e Peshoreve, do ndryshojë diçka shumë e madhe dhe për ta.

Akrepi – 4 yje

Jupiteri në Peshk kthehet në pozicion të drejtë i jep dashuri, projekte, ëndrra, famë, para, shumë gjëra. Shumë planetë dhe data 23, Hëna e re në Shigjetar, i jep mundësi të re ekonomike.

Shigjetari – 5 yje

Mërkuri, Afërdita, Hëna e re dhe Dielli në shenjën e tyre bëjnë një stelium shumë të fuqishëm dhe ndriçon e rrezaton energji. Do kenë shumë çështje personale dhe lajme të fuqishme në jetën e tyre.

Bricjapi – 2 yje

Fillojnë prapaskenat, marrëdhëniet, lëvizjet e fshehta, paqartësitë. Çdo gjë bëhet në prapaskenë dhe kur ndodh kështu, nuk kemi sigurinë që gjërat do shkojnë mirë. Muaji tjetër do jetë i favorshëm për Bricjapët, por për momentin duhet të ruhen nga thashethemet.

Ujori – 3 yje

Shumë planetë në Shigjetar i japin famë, mundësi, energji, plane, shoqëri dhe mbështetje nga miq e shokë. Është një nga periudhat që ata do dalin, do argëtohen më shumë dhe do kenë mundësi të mira dhe projekte të bukura jashtë vendit.

Peshqit – 3 yje

Megjithëse Jupiteri kthehet në rrugën e tij të drejtë dhe i jep Peshqve gjithë dhuratat që s’ua ka dhënë deri tani dhe deri në mes të Dhjetorit ua kompenson, por kjo shenjë do merret shumë me kontaktet me njerëzit në pushtet në lidhje me punën, eprorë, çështje karriere ku do kenë shumë lëvizshmëri. Mund të mos kenë stabilitet, por do kenë shumë lëvizje, do shpenzojnë energji dhe do ta kenë mirë me njerëzit që kanë pushtet. Do kenë diskutime që duan t’i finalizojnë, lëvizje, jo stabilitet, këtë do ta shikojmë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH