Globi

Shën Sofia bëhet xhami, BE thirrje Turqisë: Shqyrtoni vendimin

Shkruar nga Liberale
Shën Sofia bëhet xhami, BE thirrje Turqisë: Shqyrtoni vendimin

Këshilli i Çështjeve të Jashtme të BE dënon vendimin e Turqisë për kthimin e muzeut të ‘Shën Sofias’ në xhami dhe i bën thirrje qeverisë turke të rishqyrtojë vendimin e saj.

Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si ‘Shën Sophia’ në një xhami. BE thotë se ky vendim do të sjellë pashmangshëm mosbesim, do të mbjellë mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim.

“Ka një mbështetje të gjerë për t’i bërë thirrje autoriteteve turke të rishqyrtojnë dhe rrëzojnë këtë vendim,” tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borel në një deklaratë pas samitit.

“Me kërkesën e Greqisë, ekzistoi një konsensus i gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj delikate” tha Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, duke lënë Këshillin e Cështjeve të Jashtme.

e embargos së armëve në Libi “.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH