Showbiz

"Shembulli më i ndritshëm i lidershipit femëror", Meghan Markle flet për herë të parë pas vdekjes së Mbretëreshës

Shkruar nga Liberale
"Shembulli më i ndritshëm i lidershipit femëror",

Meghan Markle ka folur për herë të parë që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II.

Në një intervistë për "Variety", ajo rrëfeu se, ndihet shumë me fat që ka arritur ta njohë dhe është shprehur me fjalët më të mira për të.

“Ndihem me fat që e kam njohur. Jam vërtet mirënjohëse që kam qenë në gjendje të jem me burrin tim për ta mbështetur atë, veçanërisht gjatë asaj kohe. Ajo ishte shembulli më i ndritshëm i lidershipit femëror. Ndjej mirënjohje të thellë që kam qenë në gjendje të kaloj kohë me të dhe ta njoh atë", është shprehur Meghan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH