Aktualitet

Shembja e Teatrit/ SPAK tregon çfarë po ndodh me paditë e Aleancës

Shkruar nga Liberale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është në fazën e hetimeve paraprake pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

AMT ka publikuar qëndrimin zyrtar të SPAK në rrjetet sociale dhe shkruan se SPAK bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020.

Statusi i Aleancës

SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes kësaj letre e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020. Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH