Aktualitet

Shembja e teatrit/ GJK i jep kohë Presidencës për prova shtesë

Shkruar nga Liberale
Shembja e teatrit/ GJK i jep kohë Presidencës për prova

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën për paraqitjen e provave shtesë nga Presidenca, në lidhje me çështjen e ligjit të Teatrit Kombëtar. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Kushtetuesja vlerëson t’i japë kohë kërkuesit.

Trupa gjykuese argumentoi se paditësi, në këtë rast Presidenca, duhet të ketë kohën e mjaftueshme për të vlerësuar dokumentet.

Gjykatësit vendosën që brenda datës 8 në orën 12:00 të sillen dhe komente të tjera që u listuan nga kërkuesi. Deri në datën 10 është lënë afat që të jepen shpjegime shtesë në varësi te dokumenteve që do të depozitohen.

Këshilltari i Presidenti Meta, Bledar Dervishaj ka argumentuar para trupës gjykuese se Këshilli i Ministrave i ka siguruar dokumente Presidencës vetëm ditë e djeshme ndërkohë që kanë dy vjet që kërkojnë prova nga institucionet. Ai u shpreh se kërkohet një shqyrtim në themel i këtyre materialeve dhe nuk mund të shprehen në këtë seancë. Megjithatë, Dervishaj ka kërkuar që të merren një sërë provash shtesë me dokumente që datojnë që nga koha e Mbretit Zog.

Por mbi të gjitha kërkon që të merren si prova konsultimet para dhe pas hartimit të ligjit të posaçëm për teatrin, mendimet e institucioneve të përfshira në konsultim, diskutimet në Këshillin e Ministrave për këtë çështje, kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën, procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë, si u kaluar trualli nga ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH