Aktualitet

Shembja e shtëpive, gruaja në Shkozë: Dy duar për një kokë janë...

Shkruar nga Liberale
Shembja e shtëpive, gruaja në Shkozë: Dy duar për një

Banorët e Shkozës kanë dalë në mbrojtje të shtëpive të tyre pasi IKMT ka shkuar për t'ua prishur.

Nusja e njërës prej shtëpive ka treguar se një punonjës i policisë i ka marrë me forcë bashkëshortin e saj, ndrsa vetë atë e ka gjuajtur me shqelm.

“Shtëpia jonë është ende në process gjyqësor, burrin ma morën dhe ma shtrinë aty përdhe dhe e morën me forcë. Djalin 3 vjeçar e kam çuar te mamaja ime, polici më ka qëlluar në këmbë me shkelm, shenja duket këtu. Unë po mbroj fëmijën tim, po kërkoj të drejtën e banesës sime. Dy duar për një kokë janë, ça mendoi ai zotëri, se nuk e gjejmë dot se kush është?! Ai ka motër, ka grua. Na kanë kërcënuar me arrestime, djemtë e rinj i dhunuan”, shprehet e reja për Fax News. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH