Aktualitet

Shembja e pallatit në Durrës, plagoset punonjësi i forcave xheniere

Shkruar nga Liberale
Shembja e pallatit në Durrës, plagoset punonjësi i forcave

Një punonjës i forcave xheniere ka mbetur i plagosur gjatë shpërthimit të kontrolluar për të shembur pallatin 14-katësh në lagjen 17, në Durrës, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas A2, i plagosuri ka marrë dëmtime në fytyrë dhe në kokë, por fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i forcave xheniere po merr ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1164095,1164096,1164097,1164098"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH