Aktualitet

Shembja e 3 godinave në Qytetin Studenti, ja çfarë do ndërtohet aty

Shkruar nga Liberale
Shembja e 3 godinave në Qytetin Studenti, ja çfarë do

Për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur të shemb tre godinat 15,18,19 në Qytetin Studenti.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës ka vendosur që shembjen e tyre ta realizojë me mjete të tonazhit të rendë dhe jo eksploziv, pasi shpërthimi i tij mund të dëmtoj godinat e tjera përreth.

Po çfarë do të bëhet me hapësirta e liruara nga godinat? Nënkryetari i Bashkisë, Arbër Mazniku ka thënë se ay do të ndërtohen

"Objektivi kryesor është rivendosja e strukturave siç ishin, ne jemi në diskutim për të filluar punimet për 4 objektet e para në Qytet Student, si dhe jemi në fazën e studimit të 5 objekteve të tjera.

Bashkëpunimi jonë me qeverinë gjermane do të mundësojë që brenda një periudhe 3-4 vjeçare të kemi mundësi të rindërtojmë të gjitha objektet e Qytet Studentit për t’i kthyer ato në një kampus modern. Nën kujdesine vecantë të kryeministrit është dhe inkorporimi i kampusit në universitetin e Tiranës, si pjesë e paktit për universitetin.

Integrohet jeta e pas shkollës që do të thotë një qendër sportive, kulturore vendet ku kanë mundësi të mësojnë si dhe pjesa e fjetjes. Pra një kampus i integruar në atë zonë", ka thënë ai për TCH./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH