Aktualitet

Shembi urën në Darzezë, arrestohet drejtuesi i kamionit

Shkruar nga Liberale

Policia e Fierit ka vënë në pranga shoferin e kamionit, shtetasin Luftar Panahori, për shembjen e urës së Darëzezës një ditë më parë.

Mësohet se 52 vjeçari Panahori nuk respektoi tonazhin e parashikuar në tabelën sinjalistike, duke shembur në këtë mënyrë dhe urën.

Shembja e urës së Darzezës, e cila ishte ndërtuar nga ushtria pak vite më parë pas përmbytjeve, ka lënë të izoluar qindra banorë të zonës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH