Globi

Shembet orteku i dëborës në Bjeshkë, humbin jetën 5 persona

Shkruar nga Liberale
Shembet orteku i dëborës në Bjeshkë, humbin jetën 5

Shembet orteku i dëborës në Bjeshkë, humbin jetën 5 persona

Pesë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e shkëputjes së një orteku bore në bjeshkët Oshtrankuh në perëndim të Iranit.

Sipas medieve të huaja, trupat e pesë alpinistëve u gjetën nga ekipet e shpëtimit pranë majës së lart 4.150 metra, San Boran, e cila ndodhet rreth 300 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Katër alpinistë u shpëtuan dhe u dërguan në spital.

Ekipi prej nëntë alpinistëve përbëhej nga dy alpinistë nga Melair, një qytet në provincën Hamadan, ndërsa shtatë nga qytetet Borujerd dhe Durood në provincën Lorestan.

Ky grup e kishte nisur rrugëtimin më 23 nëntor, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet lokale për rrezikun nga rënia e mundshme e ortekëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH