Aktualitet

Shembet banesa 4-katëshe nga tërmeti i fortë i pasdites së sotme

Shkruar nga Liberale
Shembet banesa 4-katëshe nga tërmeti i fortë i pasdites së

Vijon të thellohet tragjedia në Durrës dhe Thumanë, dy zonat më të dëmtuara nga tërmetet.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se tërmeti i pasdites së sotme, me magnitudë 5.3 dhe që zgjati disa sekonda, ka shkaktuar sërish panik të madh në Durrës.

Në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar është shembur një godinë 4-katëshe, që ishte dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i djeshëm. Burime i thanë gazetares Bezat se fatmirësisht brenda banesës nuk kishte asnjë njeri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH