Aktualitet

Shehu: Vuçiç po vajton, ndërsa shqipfolësit po veprojne si struci

               Publikuar në : 10:53 - 25/08/19 LP

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar deklaratën më të fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili shprehej se nuk ka ndryshim të kufijve me Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan, se ishte Merkel, ajo që e bëri Vuçiçin të vajtojë për ëndrrën serbe, lançuar edhe nga shqipfolësit e Tiranës dhe Prishtinës.

Statusi i Shehut

Vucic vajton, shqipfoles fshihen, shqiptaret te reagojne! Nje vit me pare shqipfoles nga Prishtina dhe Tirana lancuan endren e Serbise se Madhe nepermjet te ashtuquajtures platforme te shkembimit te territoreve.

Keto dite Vucic, mbas Jo se perseritur te Merkelit, por qe duket edhe prej matane Atlantikut, duke e rikonfirmuar ate ender Serbe shpreh deshperim per zbehjen e saj

Po ata shqipfoles nga Prishtina pse heshtin tashme me ”planet” e tyre per te “bindur” Serbine tu ”dhuroje” territore te tera, thjesht si “pendese” ndaj historise?!

Le te shpresojme qe keto teori shume te rrezikeshme per shqiptaret te jene arshivuar dhe qe shqipfoles nuk do te behen perseri “promotore” te ringjalljes se tyre. Sidoqofte e deri kaq demi eshte i pa llogaritshem, gje qe shprehet edhe ne bllokimin e njohjeve te Kosoves, te problemeve me avancimin e saj ne institucionet nderkombetare, ne “forcen” qe ka marre diplomacia serbe etj.

Pa asnje dyshim pasojat e asaj teorie te artikuluar nga shqipfoles jane shume here me demtuese per neve sesa eshte ajo teori vete e mbrojtur nga serbet, duke vene ne dyshim keshtu Paketen Ahtisaari, vendimin e Gjykates Nderkombetare, etj akte thelbesore.

Kjo lidhet gjithashtu edhe me goditjen vdekje prurese, qe ju dha Ministrise sone te Jashteme se fundmi, mbasi prej 5-6 vitesh e mbajten ate ne agoni. Ndersa Vucic po vajton endren serbe e shqipfoles po veprojne si struci, shqiptaret duhet te reagojne per sovranitetin e nxjerre ne treg!/Gazeta Liberale

(Visited 43 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *