Aktualitet

Shehu: Rama e ka kthyer Shqipërinë në "Delen e zezë të Covid”

Shkruar nga Liberale
Shehu: Rama e ka kthyer Shqipërinë në "Delen e zezë

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, Tritan Shehu ka akuzuar Ramën për mungesën e testimeve dhe maskave duke i përmendur masat e reja në Francë.

Shehu thotë se në Francë janë marrë dy vendime, maska me detyrim dhe shumëfishim i testimeve. Por teksa Franca dhe shumë shtete të tjera ecin në këtë linjë, Shehu thotë se Rama tallet me ata me maska, nënvlehtëson testime si dhe ironizon me kërkesat e Greqisë në kufi.

Për Shehun, Rama e ka kthyer Shqipërinë në ”Delen e zezë të COVID” në Europë dhe kryeministri i ngjan Presidentit të Sudanit i cili thotë se në vendin e tij s’ka asnjë rast me COVID-19, por nuk është bërë asnjë testim.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Cilin te besojme, Ramen apo Macron?!

Qe sot ne France me dekret te Presidentit merren dy vendime:

1—Maska behet e detyrueshme edhe ne vendet publike te hapura te Parisit (sic e kemi kerkuar ne prej javesh). Perjashtim ben kur ushqehesh, pi duhan, ben vrap a fiskulture, nget bicikleten. Ne te gjitha rastet e tjera…

2—Kerkohet shume fishimi i testimeve gratis PCR e imunologjike te formave te ndryshme per Covid te popullesise kudo, ne aeroporte, stacione, autostrada etj, pervec atyre me nje metodike me te thelluar zbuluese ne baze te indikacioneve te mjekut familjes a epidemiologut, personave te kontaktit, ne shkolla, institucione shendetesore per personelin e pacientet etj, etj, ne fakt praktike qe dhe per kete ne po insitojme.

Dhe Franca nuk eshte vendi i vetem ne kete drejtim, tashme kjo eshte bere nje metodike e nje strategjie globale te zhvilluar.

Ndersa Kryeministri i yne tallet me maskat e ata qe i perdorin pa kursyer edhe mjeket per kete, nen vlehteson testimet e ironizon edhe Greqine per kerkesat e saj shendetesore, duke e cuar vendin nga “deshtimi ne deshtim” e kthyer keshtu ne “Delen e zeze Covid” te Europes, te izoluar e drejt me te keqes.

Ne fakt keshtu i ngjan Presidentit te Sudanit, qe deklaron zero raste aty, por ama dhe zero testime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH