Aktualitet

Shefja e Infektivit: Kemi filluar trajtimin me plazmën e gjakut

Shkruar nga Liberale
Shefja e Infektivit: Kemi filluar trajtimin me plazmën e gjakut

Shefja e Infektivit, Najada Çomo gjatë takimit me kryeministrit Edi Rama tek Infektivi tha se ditën e sotme ka filluar trajtimi i pacientëve të infektuar me plazmë gjaku nga dhurues që e kanë kaluar më parë Covid-19.

“Fitorja e kësaj lufte është bërë fal mjekimi të bërë tek Infektivi. Në saj të barnave që përditësohen nga bota dhe qeveria na i ka sjellë. Ka një muaj e gjysmë që përgatitemi për plazmën sot filloi mjekimi i dy pacientëve. Sot u bëjmë thirrje popullatës që të dhurojë gjak ata që e kanë kaluar. Është e rëndësishme. Ne jemi një skuadër e madhe dhe e bashkuar. Kemi staf të shtuar dhe prurje të reja. Kemi infermierë”, tha Najada Çomo.

Në këtë plazmë gjenden anti-trupa që luftojnë Covid-19 dhe në këtë mënyrë shanset për shërimin e pacientëve të infektuar janë më të mëdha. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH