Aktualitet

Shefi i rrugores zbulon detajet e aksidentit të vëllait të deputetes

Shkruar nga Liberale
Shefi i rrugores zbulon detajet e aksidentit të vëllait të

Shefi i sigurisë rrugore Skënder Ismaili ka folur për ABC Nws në lidhje me aksidentimin për vdekje të vëllait të deputetes, Blerina Gjylameti.

Isamili ka thënë se shpejtësia ka qenë e lartë, e nga ana tjetër nuk ka pasur shenja frenimi, që do të thotë se Elton Maçolli nuk ka qenë në gjendje të mirë.

“Shpejtësia në momentin e përplasjes ka qenë 145 km në orë e mjetit brenda në tunel. Së dyti ajo që është për të ardhur keq, është se në vendngjarje nuk kishte asnjë gjurmë frenimi që do të thotë se drejtuesi ka qenë në një gjendje jo të mirë, analizat do ta nxjerrin, qoftë përgjumje dhe që nuk ka ndërmarrë asnjë veprim tjetër për parandalim”, ka thënë Ismaili./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH