Aktualitet

Shefi i OKB-së: Ka ardhur epoka e vlimit, korriku muaji më i nxehtë në histori

Shkruar nga Liberale
Shefi i OKB-së: Ka ardhur epoka e vlimit, korriku muaji më i

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka thënë të enjten se muaji korrik i këtij viti do të jetë më i nxehtë qëkur filloi matja e temperaturave.

Guterres tha se “ne nuk kemi nevojë të presim deri në fund të muajit, përveç nëse do të shfaqet një epokë e vogël e akullnajave në ditët në vijim” që korriku 2023 t’i thyejë të gjitha rekordet.

“Ndryshimi klimatik është këtu. Është tmerruese. Dhe, ky është vetëm fillimi”, tha Guterres për media në Nju Jork.

“Epoka e ngrohtësisë globale ka mbaruar; tani ka mbërritur epoka e zierjes globale”, theksoi ai.

Tri javët e para të korrikut ishin më të ngrohtat të regjistruara deri më sot, dhe viti 2023 mund ta thyejë rekordin e vitit 2016 si viti më i nxehtë i regjistruar në histori, sipas Chris Hewitt, drejtorit për shërbime klimatike në Organizatën Botërore Meteorologjike.

Sipas të dhënave, dita më e nxehti ishte 6 korriku, me temperaturë mesatare globale prej 17.08 gradë celsius, e ndjekur nga afër nga 5 dhe 7 korriku.

Guterres nënvizoi se shkencëtarët njerëzi besojnë se njerëzimi është përgjegjës për këtë dhe se e vetmja befasi në gjithë këtë është shpejtësia e ndryshimeve.

Ai vlerësoi se kjo verë ka qenë brutale për pjesën më të madhe të Amerikës Veriore, Azisë, Afrikës dhe Evropës, duke e quajtur atë “fatkeqësi për tërë planetin”.

“Pasojat janë të qarta dhe tragjike: vërshimet po i marrin me vete fëmijët, familjet po ikin nga zjarret, punëtorëve po iu bie të fikët nga temperaturat përvëluese”, tha shefi i OKB-së.

Ai i përsëriti thirrjet për veprime të mëdha dhe të menjëhershme, si dhe e kritikoi ashpër sektorin e prodhimit të lëndëve djegëse fosile.

“Ajri është i pathithshëm, i nxehti është i padurueshëm dhe nivelet e përftimit nga sektori i lëndëve djegëse fosile dhe mosluftimi i ndryshimeve klimatike janë të papranueshme”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH