Aktualitet

SHÇBA: 280 oficerë të përfshirë në vepra kriminale

Shkruar nga Liberale
SHÇBA: 280 oficerë të përfshirë në vepra

Shërbimitpër Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme bën të ditur, se përgjatë vitit 2020 janë të paktën 280 oficerë policie të arrestuar ose proceduar, pasi akuzohen për vepra kriminale.

Kryesisht policët akuzohen për korrupsion, dekonspirim operacioni, apo bashkëpunim me grupe të caktuara për të lejuar kultivimin e drogës. Zakonisht oficerët e policisë marrin përsipër të bashkëpunojnë për të lejuar mbjelljen e fidanëve të kanabisit në zona të thella.

Sipas dosjeve të SPAK në të gjitha rastet, policët apo shefa të caktuar marrin përsipër të lajmërojnë kultivuesit në rastet kur bëhen operacione nga Policia e Shtetit në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH