Globi

SHBA/ Vrau dy protestues, 18 vjeçari shpallet i pafajshëm

Shkruar nga Liberale
SHBA/ Vrau dy protestues, 18 vjeçari shpallet i pafajshëm

Kyle Rittenhouse, 18 vjeç, u shpall i pafajshëm për vrasjen e dy protestuesve gjatë trazirave në Kenosha të Wisconsin pasi deklaroi se po vetëmbrohej kur qëlloi me armë ndaj tyre.

Gjyqi i tij është kthyer në një pikë të nxehtë në debatin e vendit mbi armët, vigjilencën dhe padrejtësinë racore. Juria e mori vendimin e saj pas afërsisht 3 ditë e gjysmë shqyrtimi.

Rittenhouse, mund të dënohej me burgim të përjetshëm nëse shpallej fajtor. I riu qëlloi mbi tubuesit me armë gjysmë automatike të stilit AR.

Të shtënat ndodhën gjatë një nate protestash kundër dhunës që policia kishte përdorur mbi një afro-amerikan verën e trazuar të vitit 2020. Rittenhouse është i bardhë, ashtu si dhe viktimat e tij. Juria dukej se ishte në pjesën dërrmuese me anëtarë të bardhë.

Ndërsa liroi anëtarët e jurisë, gjykatësi i qarkut Bruce Schroeder i siguroi ata se gjykata do të merrte “çdo masë” për t’i mbajtur të sigurt. Vetë presidenti Joe Biden u shpreh i zemëruar nga vendimi, por tha se duhet respektuar qëndrimi i jurisë.

CNN thotë se kjo situatë ngre pikëpyetje mbi ligjin në Wisconsin, i cili duket se është i butë ndaj të pandehurve për vrasje që pretendojnë se vepruan në vetëmbrojtje dhe i kërkon prokurorëve të provojnë të kundërtën, përtej dyshimit të arsyeshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH