Globi

SHBA sfidon Rusinë, furnizon Ukrainën me raketa të avancuara

Shkruar nga Liberale
SHBA sfidon Rusinë, furnizon Ukrainën me raketa të avancuara

Presidenti Joe Biden ka njoftuar se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dërgojnë Ukrainës raketa më të avancuara.

Lajmi bëhet i ditur nga BBC, e cila shkruan se armët, të kërkuara prej kohësh nga Ukraina, do ta ndihmojnë atë të godasë forcat ruse nga një distancë më e gjatë.

Deri më tani, SHBA e kishte refuzuar kërkesën, por sot, sipas BBC, Biden tha se, armët do të forcojnë pozicionin negociator të Kievit kundër Rusisë dhe do të çojnë në një zgjidhje të mundshme diplomatike.

Por, Rusia ka deklaruar më herët se, kjo do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë mes Moskës dhe NATO-s.

Në shkrimin e BBC thuhet se, sistemet mund të lëshojnë raketa me objektiv deri në 70 km (45 milje) larg, shumë më larg se artileria që ka aktualisht Ukraina. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH