Aktualitet

SHBA: Sanksione të reja Iranit, pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
SHBA: Sanksione të reja Iranit, pas sulmit kibernetik ndaj

Siç u njoftua ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për sulmin kibernetik kundër Shqipërisë, një vend aleat i NATO-s.

Sulmi ka ndodhur më 15 korrik, kur në vendin tonë u sulmuan shërbimet online. Qeveria shqiptare pak ditë më parë, për këtë shkak, mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Masat e fundit të SHBA prekin ministrinë e inteligjencës së Teheranit.

Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive (OFAC) shpall Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe Ministrin e tij të Inteligjencës fajtor për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

“Të paktën që nga viti 2007, MOIS dhe punonjësit e sektorit kibernetik,  kanë kryer operacione keqdashëse kibernetike që synojnë një sërë organizatash qeveritare dhe të sektorit privat në mbarë botën dhe në sektorë të ndryshëm të infrastrukturës kritike. Në korrik 2022, personat të cilët kanë ndërmarrë të tilla sulme dhe që vlerësohen se janë të sponsorizuar nga Qeveria e Iranit dhe MOIS, ndërhynë në sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare, duke e detyruar qeverinë të pezullojë shërbimet publike online për qytetarët e saj”.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, e cila përfshin mos dëmtimin e infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun. Ne nuk do të tolerojmë aktivitetet kibernetike gjithnjë e më agresive të Iranit që synojnë Shtetet e Bashkuara ose aleatët dhe partnerët tanë”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH