Globi

SHBA/ Policia vret brutalisht një tjetër afro-amerikan

Shkruar nga Liberale
SHBA/ Policia vret brutalisht një tjetër afro-amerikan

Daniel Prude, një tjetër person me ngjyrë është dhunuar nga policia amerikane dhe  ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë.

41-vjeçari, baba i 5 fëmijëve, person me çrregullime mendore, ishte duke shkuar në shtëpinë e të vëllait të tij i zhveshur, ndërsa jashtë binte dëbore. Policët e detyruan të shtrihej në tokë me duart pas, por 41-vjeçari u tha se ishte i infektuar me koronavirus . Efektivët i vendosën atij një kapuç në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Edhe pse kërkoi disa herë që t’ia hiqnin, oficerët nuk reaguan. Lajmi për vdekjen e 41-vjeçarit vjen pas tensioneve gjithnjë e në rritje në shtetet e bashkuara pasi një tjetër afro-amerikani, Jacob Blake, i cili u qëllua disa herë në shpinë në Wisconsin, më 23 gusht.

Protestuesit e zemëruar kanë dënuar për muaj të tërë dhunën e policisë amerikane, që pas vrasjes së George Floyd.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH