Globi

"SHBA mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës", mesazhi i Escobar

Shkruar nga Liberale
"SHBA mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës",

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

“Qëllimi i vizitës është për të shikuar mënyrën e bashkëpunimit me një aleate shumë të mirë dhe mike të mirë. Është miqësi e partneritet i bazuar jo vetëm në interes të përbashkët, por edhe në ndarjen e vlerave të njëjta. Kam dëshirë të shprehi mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe solidaritetin për Kosovën në këtë kohë krize”, ka thënë Escobar.

Escobar tha se SHBA-ja mbështet dialogun Kosovë – Serbi të ndihmuar nga BE-ja.

Pas takimit me Osmanin, Escobar është nisur drejt ndërtesës së Qeverisë për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH