Showbiz

SHBA, koronavirusi i merr jetën gazetares së njohur

Shkruar nga Liberale
SHBA, koronavirusi i merr jetën gazetares së njohur

Producentja e CBS News, Maria Mercader vdiq nga Covid-19 në New York të dielën, në moshën 54 vjeçare.

Mercader ka punuar në CBS për tre dekada, fillimisht në programin e faqeve të rrjetit, tha CBS në një njoftim. Ajo së fundmi ka punuar si drejtore e strategjisë së talenteve.

Mercader "luftoi me guxim kancerin dhe sëmundje t tjera për 20 vjet, duke duruar trajtime të shumta dhe operacione. Për kolegët dhe familjen e saj, ajo ishte një frymëzim dhe një simbol i shpresës sa herë që kthehej në punë...", tha CBS.

Si gazetare, Mercader ndihmoi në prodhimin e "disa prej lajmeve më të mëdhaja", përfshirë vdekjen e Princeshës Diana dhe sulmet e 11 shtatorit, thuhet në njoftim./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH