Aktualitet

SHBA/Kamionçina godet paradën me njerëz të komunitetit LGBTQ

Shkruar nga Liberale
SHBA/Kamionçina godet paradën me njerëz të komunitetit

Drejtuesi i një kamionçine ka përplasur disa anëtarë të komunitetit LGBTQ në Florida të SHBA-ve, ndërkohë që po zhvillohej një paradë krenarie.

Mediat amerikane raportojnë se si pasojë një person ka humbur jetën dhe janë plagosur dy të tjerë.

Mjeti ndodhej në radhë bashkë me makina të tjera dhe në një moment të caktuar u shkëput me shpejtësi duke goditur pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm apo një incident.

Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe kryebashkiaku Dean Trantalis. “Ky është një sulm terrorist ndaj komunitetit LGBT”, tha Trantalis. “Nuk është aspak një aksident. Ishte i qëllimshëm, i paramenduar dhe synonte persona specifik”, vijoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH