Globi

SHBA heq pezullimin për vaksinën Johnson & Johnson

Shkruar nga Liberale
SHBA heq pezullimin për vaksinën Johnson & Johnson

Rregullatorët shëndetësorë në SHBA ka vendosur që të heqë pezullimin 11 ditor për vaksinën kundër Covid Johnson & Johnson (J&J), por do të shtojnë një etiketë paralajmëruese rreth potencialit për mpiksje të rralla të gjakut, raporton BBC.

Vaksina do të mund të përdoret për personat mbi 18 vjec dhe sipas këtij vendimi, të paktën 10 milion doza të vaksinës J&J, të dërguara nga fabrika e kompanisë në Hollandë, mund të aplikohen menjëherë në SHBA.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më parë miratoi rifillimin e aplikimit të kësaj vaksine në SHBA.

Këtë javë, rregullatori i barnave në Evropë gjithashtu përfundoi kufizimet për vaksinën J&J.

Rregullatorët evropianë këtë muaj gjithashtu zbuluan lidhjen e mpiksjes së gjakut nga AstraZeneca, por zbuluan gjithashtu se përfitimet e ilaçit tejkalonin çdo rrezik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH