Kryesore

SHBA/ Gjykata e Lartë merr vendim të rëndësishëm për abortin

               Publikuar në : 21:48 - 29/06/20 liberale

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mbrojti të drejtën për abort në një vendim të rëndësishëm të hënën, kur rrëzoi një ligj të shtetit të Luizianës, që parashikonte kufizime ndaj mjekëve që kryejnë këtë procedurë. Vendimi është një humbje për lëvizjen kundër abortit.

Kryetari i Gjykatës John Roberts votoi me krahun liberal të anëtarëve të gjykatës, duke sjellë si rezultat fitoren me pesë voat pro dhe katër kundër, të çështjes së Grupit Mjekësor “Hope” për Gratë me qendër në Shreveport, që kishte sfiduar një ligj të vitit 2014.

Ligji kërkonte që mjekët që kryejnë aborte të kishin marrëdhënie pune me një spital, jo më larg se 48 kilometra nga klinika ku kryenin procedurën e abortit. Kjo marrëdhënie ishte shpesh here e vështirë për t’u realizuar zyrtarisht.

Dy nga tre klinikat që kryejnë aborte në Luiziana, një shtet me rreth 4.6 milionë banorë, do të ishin detyruar të mbylleshin, nëse ligjit do të hynte në fuqi, sipas avokatëve të Grupit Mjekësor “Hope”.

Administrata e Presidentit Donald Trump kishte mbështetur shtetin e Luizianës në këtë çështje. Aktivistët kundër abortit kishin shpresuar që Gjykata e Lartë që është e ndarë në pesë gjyqtarë konservatorë dhe katër liberalë, do të ishte në favor të kufizimeve për abortin, si ato të shtetit të Luizianës dhe shteteve të tjera.

“Vendimi i sotëm, është një zhgënjim”, tha Marjorie Dannenfelser, presidente e organizatës kundër abortit “Susan B. Anthony List”.

Vendimi, që u hartua nga anëtari liberal i gjykatës, Stephen Breyer, shënoi të dytën herë në katër vjet që gjykata e hedh poshtë detyrimin e ashtuquajtur “e drejta për të pranuar pacientë”.

Në vitin 2016, gjykata hodhi poshtë një sfidë të ngjashme të mbështetur nga republikanët në Teksas. Gjykatësi Breyer shkruajti në argumentimin e tij se të dyja ligjet hanë “pothuajse identike, fjalë për fjalë”, çka do të thotë që gjykata duhet të marrë të njëjtin vendim.

Kryetari konservator i Gjykatës, Roberts votoi kundër në rastin e vitit 2016, por tha se do të votonte në krah të liberalëve, bazuar tek tradita e Gjykatës për të respektuar precedentët.

Por ai la të kuptohet se në raste të ardhshme mund të votojë në favor të kufizimeve për abortin, duke vënë në dukje se kishte disa pikëpyetje për argumentat kundër ligjit në Teksas.

Reagimi pozitiv i grupeve pro-abortit, ishte i përmbajtur.

“Jemi të lehtësuar që ligji i Luizianës u bllokua sot, por jemi të shqetësuar për të ardhmen”, tha Nancy Northup, presidente e Qendrës për të Drejtat Riprodhuese, që përfaqësoi klinikën e Luizianës./VOA

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back