Aktualitet

SHBA bashkon deputetët e PD-së me të PS-së në Uashington, reagon dhëndri i Berishës

Shkruar nga Liberale

Departamenti Amerikan i Shtetit ka pritur një delegacion parlamentar nga Shqipëria, ku merrnin pjesë deputetë të Partisë Socialiste dhe të pjesës së Partisë Demokratike, që nuk i është bashkuar “Rithemelimit”.

Ish ministrat Etilda Gjonaj, Anila Denaj dhe Blendi Klosi nga PS, si dhe Jorida Tabaku dhe Oriola Pampuri nga PD, ishin pjesë e delegacionit zyrtar.

Ajo që bie në sy është fakti se nuk është ftuar asnjë nga deputetët e opozitës që përkrahin ish-kryeministrin Sali Berisha, madje as nga LSI.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Albi Malltezi, ka ndarë një foto nga ky takim, duke akuzuar deputetët që shkuan për vizitë në SHBA. Abi Malltezi. “Opozita e lumtur. Fitojnë kur humb PD!”, ka qenë reagimi i Malltezit.

Dukej një atmosferë e ngrohtë nga imazhet e mbërritura nga Uashingtoni, mes deputetëve socialistë dhe pjesës zyrtare të Partisë Demokratike, ose të opozitës që njeh SHBA.

“Mbi këtë vizitë, Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C  u mirëpritëm në Departamentin Amerikan të Shtetit ?? nga z. Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike”, tha ish-ministrja Etilda Gjonaj.

“Zhvilluam një diskutim të frytshëm për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe SHBA-AL, si dhe mbështetjen e plotë të SHBA-së për integrimin europian të Shqipërisë, shprehur publikisht së fundmi edhe në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken”.

“Mirënjohës DASH për mbështetjen politike dhe asistencën teknike nëpërmjet  programit OPDAT për reformën në drejtësi, në shërbim të forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

“Escobar theksoi rëndësinë e rezultateve të reformave të ndërmarra në ?? dhe siguroi mbështetjen e DASH ?? për zbatimin në vijim të reformës në drejtësi”.

“Duke e cilësuar Shqipërinë një aleat strategjik i SHBA-së në rajon, z. Escobar u shpreh se Shqipëria meriton që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt”, tha Gjonaj. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH