Aktualitet

SHBA: Adoleshentët e pavaksinuar me maskë në shkollë

Shkruar nga Liberale
SHBA: Adoleshentët e pavaksinuar me maskë në shkollë

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka deklaruar disa të udhëzime të reja për hapjen e shkollave në Vjeshtë duke rekomanduar përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura.

Urdhri vlen për të gjithë adoleshentët që nuk janë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe duhet të mbajnë tre metra distancë brenda në klasë. Administratorët e shkollës mund të kërkojnë përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura edhe për studentët dhe arsimtarët që vaksinohen, në varësi të nevojave të komunitetit. Udhëzimet e reja do të përfshijnë shkolla me fëmijë nën moshën 12 vjeç, të cilët aktualisht nuk janë të autorizuar të marrin vaksina COVID-19.

Në Kaliforni autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë t’u kërkojnë të gjithë studentëve dhe arsimtarëve të mbajnë maska ​​gjatë shkollës, duke përmendur faktin se shumë nga objektet e saj shkollore nuk mund të akomodojnë distancat fizike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH