Showbiz

Shakira e kapi me një bionde 20 vjeçe, shkaku i ndarjes me Pique

Shkruar nga Liberale
Shakira e kapi me një bionde 20 vjeçe, shkaku i ndarjes me Pique

Është zyrtare, Shakira dhe Gerard Piqué,  janë ndarë. Pas dymbëdhjetë vitesh të dashuruar, prej nga ku erdhën në jetë edhe dy fëmijë, ata vendosën të ndaheshin.

Ylli i Barcelonës dyshohet se u kap duke tradhtuar gruan e tij.

Krijuesja e hitit “Waka Waka” dha një deklaratë për ndarjen. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në deklaratë.

Me daljen e lajmit, fansat pushtuan rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin ndaj futbollistit që hodhi poshtë lidhjen e tij të çmuar, me nënën e dy fëmijëve.

Ata e konsideruan fajtor futbollistin pasi mësuan se divorci erdhi për tradhti ndaj Shakira-s.

Mes zhurmës masive, të gjithë sytë janë tani tek afera e përfolur e Pique-s, pasi gazeta spanjolle El Periodico raportoi se ai ka takuar një bionde 20-vjeçare.

Gazetarët Lorena Vazquez dhe Laura Fa pohuan se vajza e përfolur e futbollistit spanjoll është studente dhe menaxhere eventesh në Barcelonë.

Publikimi raportoi se dyshja ishin parë në shumë raste para se këngëtarja t'i kapte në flagrancë.

Thashethemet për një krizë qarkullonin prej javësh dhe tani ato nuk janë më thjesht fjalë.

Milani dhe Sasha, dy fëmijët të cilët erdhën në jetë në 2013 dhe 2015 sipas Shakira-s janë dhe do të mbeten prioriteti i tyre.

Ata u njohën dhe u dashuruan në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, kur lojtari ishte atje me kombëtaren spanjolle, kurse Shakira në fushë për të kënduar himnin zyrtar të eventit. Dasma nuk bënë kurrë, sepse Shakira gjithmonë thoshte se dasma e frikësonte. “Nuk dua që ai të më shohë si gruan e tij, por më tepër si të dashurën e tij. Është si ai fruti i ndaluar, preferoj ta mbaj të vëmendshëm dhe të mendoj se çdo gjë është e mundur sipas sjelljes së tij”.

 /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH